Ekipi negociator në Poloni, gjatë samitit COP24 në Kombet e Bashkuara, ku u diskutua për ndryshimet klimatike, ka siguruar marrëveshjen për marrjen e disa masave që do të bënin efektiv Paktin e Parisit për Klimën më 2020.
Delegatët besojnë se vendimet e reja do të sigurojnë premtimet e shteteve për të ndalur përdorimin e karbonit.
Marrëveshja duhet të sigurojë parimet e Paktit të Klimës për limitimin e temperaturës globale, që nuk duhet të shkojë më poshtë se 2 gradë celcius.
“Vendosja e të gjitha marrëveshjeve në programin e punës është përgjegjësi e madhe”, tha kryesuesi i bisedimeve, Michal Kurtyka.
Marrëveshja e samitit e arritur nga 196 shtete, nënvizon rregullat e secilit shtet që do të qeverisë mënyrën se si do të ndalojnë përdorimin e karbonit, të sigurojnë të ardhura për vendet e varfëra dhe të sigurojë se të gjithë po bëjnë atë çfarë duhet. /REL