Pas humbjes me Liverpool, Arsenali u rikthye te suksesi në kampionat, teksa pasditen e sotme mposhti me rezultatin 2-1 Sheffield United në “Emirates Stadium”.
Londinezët e Mikel Artetës vuajtën jo pak përballë modestëve të Sheffield, teksa sfidën e zhbllokoi Saka në minutën e 61-të, ndërsa Nicolas Pepe dyfishoi avantazhin tre minuta më vonë.
Miqtë rihapën ndeshjen 10 minuta para fundit, por pa ia dalë të shmangin humbjen, ndërsa me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 9 pikëve në kampionat.
Më herët Leicester zhgënjeu në shtëpi, pasi u mposht nga West Ham me rezultatin 1-3. Djemtë e Brendon Rodgers zhvilluan një 90-minutësh të mirë, por u kapën në befasi 3 herë nga miqtë dhe nuk arritën të vijojnë serinë e fitoreve.
Në sfidat e tjera Southampton triumfoi me shifrat 2-0 ndaj West Brom, ndërsa Wolves mposhti me rezultatin minimal 1-0 ndaj Fulham.