Arsenal nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 në fushën e Crystal Palace.
Ndeshja e javës së 22-të të Premier League ka nisur shumë mirë për miqtë, të cilët kanë gjetur golin pas vetëm 12 minutash me Aubameyang, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion shumë të bukur të ekipit.
Problemet për Topçinjtë kanë filluar në minutën e 54-t, kur Ayew ka realizuar golin e barazimit, i ndihmuar nga një devijim i David Luiz dhe nga një përgjumje e mbrojtjes mike.
Në minutën e 67-të, Arsenal ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Aubameyang. Sulmuesi ka bërë një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Meyer dhe arbitri Tierney e ka ndëshkuar pasi është konsultuar me VAR.
Aubameyang është bërë lojtari i tretë i Arsenal që shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Premier League dhe i pari që nga Mikel Arteta.
E njëjta gjë i ka ndodhur trajnerit aktual të Topçinjve në një ndeshje të kampionatit të luajtur kundër Crystal Palace në tetorin e 2013-ës.
Në minutat e fundit, miqtë kanë shpërdoruar dy raste me Pepe dhe Lacazette dhe takimi është mbyllur në barazim 1-1.