Kiara Tito, pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, ndjek disa njerëz më pak në Instagram, dhe ata janë Lori Hoxha, Sara Hoxha dhe Arbana Osmani.
Kjo është vënë re nga portalet dhe është perceptuar si një hatërmbetje e Kiarës ndaj produksionit.
Nga ana tjetër Lori Hoxha e ndjek moderatoren në rrjete sociale.
Kaq mjaftoi që edhe njerëzit të reagonin duke shprehur që ‘më në fund Kiara e ka kuptuar që imazhi i saj është përdorur për lojë’.
Ky veprim vjen edhe si deja vú nga Big Brother Vip 1, ku dhe Donald Veshaj, pas përfundimit të formatit ka hequr nga Instagrami drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën.