Njerëzit e pasur zakonisht vishen shumë thjeshtë dhe nuk duken të tillë nëse do ti do ti gjykojmë nga stili i tyre i të veshurës. Statistikisht, është vërtetuar që njerëzit që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se njerëzit e pasur, ja përse:
Për të kursyer kohë:
Mark Zuckeberg kaloi nga student trokë në një multi-miliarder kur shpiku “Facebook”. Mark ka në llogarinë e tij më shumë se 71 miliardë dollarë, por po ta shikoni në rrugë dhe pa e njohur se kush është, nuk do t’ju shkonte në mendje që është aq i pasur.
Në gardërobën e tij ka vetëm bluza gri, ngaqë nuk duhet të shqetësohet për veshjen, ai kursen kohën dhe e dimë të gjithë që koha është para.
Për t’ju shmangur një vendimi
Njerëzit që përfshihen në vendimmarrje mund të marrin dhjetëra vendime gjatë ditës, nëse lodhesh ekziston mundësia për të marrë vendime të gabuara. Për këto arsye njerëzit e pasur i shmangen pyetjes: “çfarë të vesh sot?”
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, foli dikur mbi këtë çështje: “Po ta vini re, vesh vetëm kostume blu ose të gri. Po përpiqem të kursej vendimet e gabuara. Nuk dua të marr vendime mbi veshjet apo drekën. Kam gjëra më të rëndësishme për të vendosur.”
Për të krijuar një imazh
Steve Jobs është krijuesi i një ndër kompanive më fitimprurëse dhe më të suksesshme në botë, Apple. Steve ka një stil të veçantë, golf të zi dhe xhinse të kaltra. Krijimi i një stili personal, nuk është me rëndësi vetëm për njerëzit e famshëm dhe modelet, por edhe për miliarderët. Një stil uniform përcjell pjekuri.
Për të shpenzuar me zgjuarsi
Një familje, mesatare amerikane shpenzon 3.8% të të ardhurave në veshje çdo vit. Imagjinoni nëse një miliarder do të shpenzonte shuma të mëdha parash për sende pa rëndësi siç janë veshjet, ata nuk mund të konsideroheshin më të tillë. Një miliarder shpenzon vetëm për të blerë gjëra që mund t’ia kthejnë mbrapsht kostot.