Gjatë emisionit “Opinion” dje në mbrëmje, analisti Lorenc Vangjeli, në debat e sipër deklaroi se 5 kryetarë bashkie të dalë nga votimet e 30 qershorit do të rrëzohen, pasi kapen nga ligji i dekriminalizimit.
Por gazetari Artan Hoxha tha se një nga këta kryetarë bashkie do të “digjet” shumë shpejt.
Drejtuesi i emisionit lexoi një mesazh, ku flitej për një video që disponon gazetari Artan Hoxha, ku përfshihet kryetari i Bashkisë.
Blendi Fevziu: Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë.
Artan Hoxha: Po e verifikojmë, javës tjetër, mendova se këtë javë do të dilte video përvëluese, po nuk doli ajo kështu që javës tjetër.
Blendi Fevziu: E ke vërtetë videon?
Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali
Blendi Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?
Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese, por diskredituese më tepër
Blendi Fevziu: Bashki e madhe?
Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.