Prokuroria e Posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi i shpallur në kërkim me akuzën e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.
Gazetari Artan Hoxha në “Radarin Informativ” në ABC me Jonida Shehun ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se nëse hetimet për Taçin thellohen do të zbardhet një vrasje, 200 mijë euroshe.
Për të hetuar Taçin, sipas Artan Hoxhë sot është më e lehtë, kjo sepse sipas tij pasi aktualisht ai nuk e ka më fuqinë që ka pasur.
“Taçi është i dyshuar nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit, aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar. Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë. Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje 200 mijë euroshe.
Nëse do hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën. Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Artan Hoxha.
Kush janë ministrat që dalin te përgjimet e Rezart Taçit?
Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë nga dosja me provat që SPAK ka kundër ish-bosit të naftës Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim për pastrim parash, ndërkohë që kunati dhe truproja i tij janë pas hekurave në Tiranë dhe mbi 18 milionë euro janë sekuestruar.
“Në korrik nga një bankë e Lihtenshteinit është hapur një llogari në Tiranë në emër të llogarit të italianit dhe është xhiruar valuta, mbi 18 milionë euro. Mos gaboj ka qenë “Alfa Bank”, që njoftoi Drejtorinë e Pastrimit të Parave që sinjalizoi SPAK-un. Ngjarjet kanë nisur që në Korrik”, tha ai.
Artan Hoxha u shpreh pesimist që biznesmeni mund të dorëzohet, sikur paralajmëroi pak ditë më parë. “Po ka fikur telefonat. Që ne të kishim një çështje të plotë që ngrenë besimin te publiku, që sikur u bashkëpunua me italianët, të ishte edhe ai aty dhe jo të bëhet kjo loja me avokatë. Në momentin që paratë u konstatuan në Shqipëri, njerëzit e përfshirë”, tha ai.
Gazetari Hoxha foli edhe për përgjimet e Rezart Taçin me kunatin, truprojën në Shqipëri dhe miqtë italianë. Sipas Hoxhës, italianët u mashtruan dy herë dhe për t’i gënjyer u futën në lojë edhe emrat e disa ministrave të qeverisë.
“Loja që del te përgjimet. Deri këtu Taçi ka marrë përsipër komisionin për lëvizjen e parave nga Tirana në banka të nivelit të dytë në Ballkan dhe më pas në Azi. Këta bënë punën operative këtu (kunati dhe truproja). Italianëve fillimisht u është thënë “mos u shqetësohuni”.
Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti “B”, që del se përfaqësuesit e Taçit u thonë italianëve që paratë do të lirohen, por fusin në lojë emra ministrash. I kanë thënë “duhet të firmosin të gjithë ministrat”, këto ishin spekulime, sepse nuk mund t’i lironin ministrat.
Janë përmendur personazhe të rëndësishme që do të hyjnë dhe do të zhbllokojnë llogarinë kundrejt një komisioni 3 milionë euro. Në telefonata del dhe janë përmendur emra të nivelit të ministrave të qeverisë aktuale.
Kjo ka ndodhur pas zgjedhjeve. U është thënë italianëve, kemi mashtruar mafiozët. Nga përgjimet, nëse janë përmendur emrat e pushtetarëve a është hetuar për këtë gjë? A ka pasur lidhje? Kur të dalin përgjimet do të fillojnë çudirat. Ky është procesi më i vështirë për Taçin, sepse nuk e ka më fuqinë që kishte, burimet njerëzore dhe financiare”, deklaroi gazetari.
Hetimet
SPAK deklaroi se nga hetimet e nisura këtë vit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë zbuluar organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.
Skema financiare është drejtuar nga dy italianët Francesco Zummo dhe I.Z., në bashkëpunim me një tjetër italian Fabio Petruzzella të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli si dhe të biznesmenit shqiptar Rezart Taçi i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. SPAK thotë se Taçi në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo.