Aktualitet Artan Hoxha nxjerr foton: Ahmetaj shkoi të premten në Greqi. Nuk ishte...

Artan Hoxha nxjerr foton: Ahmetaj shkoi të premten në Greqi. Nuk ishte në Shqipëri kur doli lajmi për arrestimin e tij

Arben Ahmetaj duke dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare me Greqinë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” një foto të Arben Ahmetajt në doganën e Kakavijës.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Hoxha ka thënë se kur ka dalë lajmi për kërkesën për arrestimin e tij, Ahmetaj nuk ka qenë në Shqipëri.

“Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë. Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në Nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizur dhe nuk i është shmangur hetimit. Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë”, tha Artan Hoxha.

Nuk dihet nëse Ahmetaj është rikthyer në Shqipëri. Ndwrsa avokati ish-zv.kryeministritt, deklaroi sot se Ahmetaj  do të jetë i pranishëm pasditen e së martës kur në kuvend do të mblidhet Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin që do të vendosë për kërkesën e SPAK.