Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje për pengmarrjen e Jan Prengës në mes të Kamzës.
“Nuk është e vërtetë që vëllai i Dod Pregës (Jan) që ka qenë korrier i tyre, ai ka rrëmbyer drogën nga kontenieri nga porti, i ka rrëmbyer ngarkesën e tyre. Trajleri do shkonte në destinacion, rrëmbimi dhe fshehja e ngarkesës ka sjellë dhe gjithë këtë ashpërsi. Fakti që ata dogjën makinën tregon se ata donin të humbnin gjurmët që do të thotë se kishte një problem në pengmarrje. Atyre i ngeli në dorë pengu”, tha Artan Hoxha në emision “Opinion”.
Policia praktikisht është ende në operacion dhe por kërkon në një zonë me rreze 2 km larg resortit se dyshon se ata mund ta kenë groposur viktimën. Të arrestuar ende nuk e kanë pranuar”.
Ndërkohë, Erzen Breçani tha se në bazë të informacioneve që ka, njëri nga katër personat e arrestuar nga Policia e Shtetit, u ka treguar hetuesve që Jan Prenga ka humbur jetën për shkak të dhunës që rrëmbyesit kanë ushtruar ndaj tij, ndërsa nuk kanë dashur ta vrisnin.
“Për mendimin tim, ky është rrëmbim për motiv pengmarrje. Çdo njeri që kryen pengmarrje ka një arsye, ka një kërkesë. Në dijeninë time, policia që arrin në konkluzion që personi është i vdekur, edhe në bazë të informacioneve që kam, janë pasi kanë kryer arrestimin e personave. Është deklaruar nga një nga këta persona që ‘na ka ngel në dorë, s’ka qenë qëllimi për ta vrarë”, tha ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës.
Ish-zyrtari i policisë shprehet se në datën 17 Janar kur dhe u rrëmbye Jan Prenga, në momentet e para policia e ka konsideruar ngjarjen si konflikt çasti dhe nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur.
“Nuk është vlerësuar si duhet. Kanë menduar se mund të jetë një konflikt çasti. Policia është e mirëorganizuar që emri i personit ka një databaze, dhe shikohet a ka konflikte. Jepen targat e makinave, sa persona kanë marrë pjesë dhe këtu duhet të reagojë në kohë policia”, u shpreh Erzen Breçani.