Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga dita e arrestimit të Orges Bilbilit.
Hoxha tregoi se në momentin që Orgesi ka dalë nga banesa ka përshkuar një tunel, dhe kjo gjë duket nga kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia.
Gazetari ka treguar edhe se Bilbili është plagosur në bark.
Përsa i përket mikut të tij që i shpëtoi policisë në momentin e arrestimit, Hoxha tha se misteriozi është Antireo Kaloshi, autori i tretë i masakrës së Lushnjës.
“Ditën e ngjarjes Orges Bilbili dhe një person i tjetër, i cili është personi i tretë i masakrës së Lushnjes, Anterio Kaloshi,.
Jo më kot nuk thoshin se kanë qenë tre autorë në ngjarje, pra kanë qenë Laert Haxhiu, Antireo Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Ata kanë dalë të dy nga banesa, që nuk kanë shumë kohë që e kanë marrë, sipas hetimeve kanë 2 ose 3 javë që e kanë marrë atë banesë.
Do të thotë se ata kanë qëndruar në Shqipëri dhe Policia po i kërkonte në vend tjetër dhe ata rastësisht kanë rënë në pritë me policin.
Ata kanë dalë nga banesa, ka një tunel kur ata dalin nga banesa, duket dhe nga kamerat që ka sekuestruar policia.
Në momentin që ka dalë në rrugë Orgest Bilbili ka rënë sy për një fakt.
Atë ditë ka qenë nxehtë, ai nuk ka pasur kapele në kokë, por një bluzë me kapuç dhe kapuçi që ka patur në kokë ka tërhequr vëmendjen e policit.
Në momentin që polici që u ka bërë shenjën që të ndalojnë në mënyrë që tu kërkonte lejen e lëvizjes së tyre, atëherë ata janë ndarë.
Orgest Bilbili ka vazhduar drejtimin në të cilin është gjetur i plagosur, ndërkohë personi tjetër Anterio Kaloshi ka marrë drejtimin e kundërt dhe është zhdukur, dhe pse është person në kërkim.
Në momentin që polici i është afruar dhe ka këmbëngulur për ta kontrolluar, Orgest Bilbili i ka bërë të qartë që të mos i afrohej sepse ai mund ta qëllonte dhe në momentin që ka futur dorën në çantë, ka pasur një pistoletë Berreta me fishekë në gojë e bërë gati për qitje.
Në atë moment nuk e di në çfarë rrethanash, atij i ka rënë pistoleta nga dora, dëshmitarët e ngjarjes nuk kanë pasur të qartë se kush qëlloi policia apo Bilbili. Polici ka tentuar të qëlloi në ajër.
Policia po ta dinte se kishte të bënte me një person me rrezikshmëri të lartë do njoftonte për përforcime pasi rrezikonte veten dhe personat e tjerë.
Polici ka vepruar me iniciativë duke mos e ditur se me kë kishte të bënte dhe nga ana tjetër deri në momentin e fundit ka dyshuar se një polic i vetëm mund ta arrestonte atë.
Policia e ka qëlluar, predha e ka marrë diku afër mesit, dëmtimin e ka në pjesën e barkut. Në momentin që ka shkuar në vendin e ngjarjes policia nuk e dinte me kë kishte të bënte sepse nuk kishte mjet identifikimi”, tha Hoxha.