Aktualitet Artan Lame paraqitet në SPAK

Artan Lame paraqitet në SPAK

Artan Lame është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë.

Lame është thirrur për të pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Pak kohë më parë në pranga në lidhje me këtë çështje është vënë një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.

Artan Lame prej vitit 2013 drejtoi ALUIZNI-n, ndërsa nga viti 2019 mori drejtimin e Kadastrës Shqiptare, duke u bashkuar ALUZNI-n me Hipotekën.

Ai u dorëhoq nga ASHK në mars të vitit të kaluar.