Në një intervistë në emisionin “Mos i fol Shoferit“ mbrëmjen e së shtunës në “Mos i fol shoferit” ka qenë i ftuar drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. I pyetur nga autorja e programit Rudina Dembacaj se cila ka qenë një surprizë që ai i ka bërë bashkëshortes së tij, Lame ka rrëfyer një episod të panjohur dhe komik.
“Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë pa punë, tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile. Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë nuk mund t’ia blija dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër”, është shprehur ai.
Tani padyshim që duhet t’ia ketë shpërblyer bashkëshortes le të themi atë “rreng” me kutinë.