Arti shqiptar në zi. Aktori i njohur Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare.
“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel ndarjen nga jeta të mjeshtrit të skenës Lutfi Hoxha.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e Teatrit “Aleksandër Mosiu”.
Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar si “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj.
Lutfi Hoxha deri vonë ishte aktor aktiv në teatrin e Durrësit, të cilin Luti, siç e njohin të gjithë, e quan “shtëpia ime e dytë”.
Lutfi Hoxha lindi më 1 Qershor 1934) është një aktor shqiptar. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike.
Filmat ku ka luajtur
Ne dhe Lenini (2009)
Një ditë e mrekullueshme (2003) TV
Vetmi (1990) – Leko
Pranvera s’erdhi vetëm (1988)
Nata e parë e lirisë (1984) – Hamalli
Shoku ynë Tili (1981) – Qemali
Në prag të lirisë (1981) – Veliu
Intendenti (1980) – File
Dollia e dasmës sime (1978) – Krushku
Një udhëtim i vështirë (1977)
Tingujt e luftës (1976)
Thirrja (1976) – Ndue
Pylli i lirisë (1976) – Nauni
Ilegalet (1976)
Rrugicat që kërkonin diell (1975) – Përgjegjës i bojaxhinjve – anëtar i njësitit
Detyre e posaçme (1963)