Një numër i madh artistësh britanikë janë shprehur kundër që BBC të transmetojë Eurosong-un e këtij viti, i cili do të mbahet në Izrael.
Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që konkurrimi të mbahej në Jerusalem, gjë e kundërshtuar me forcë, drejtuesit e Eurovizionit u tërhoqën në Tel Aviv. Fitorja e këngës izraelite vitit e kaluar, u shoqërua me dyshimet se një komploti me synim organizimin e eventit në Jerusalemin e saposhpallur kryeqytet.
Megjithatë, njerëzit nga bota e kulturës, duke përfshirë Vivienne Westwood, Peter Gabriel dhe Mike Leigh, nënshkruan një letër duke kërkuar që BBC të mos e transmetonte e Eurosong-un e këtij viti.
Letra u botua në The Guardian dhe aty si shkak jepet okupimi i territoreve palestineze nga Izraeli.
“Eurovisioni mund të jetë diçka argëtuese, por nuk është i përjashtuar nga të drejtat e njeriut. Ne nuk mund të injorojmë shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut të palestinezëve. BBC është i detyruar nga statuti i saj që të mbrojë këto të drejta”, thuhet në letër.
Edhe para tyre, artistë nga e gjithë Evropa kanë bërë thirrje për një bojkot të Eurovizionit në Izrael.