Djali i Koço Devoles, Genci Devole mes trishtimit ka folur për ndarjen nga jeta të babait të tij. Me fjalët që i mungojnë dhe zëri që i dridhet, ai thotë se babai i ka lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm.
“Një baba i mrekullueshëm, një gjysh i përkryer, një bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij …më mungojnë fjalët nuk di si ta shpreh. Një boshllëk i jashtëzakonshëm”, tha djali i Koço Devoles për gazetaren Fatmira Nikolli.
Genci thotë se babai i tij, Koço Devole “besonte që një artist nuk duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Kishte parasysh që po të ngatërrohesh me politikën do ti humbje vlerat. Ai është i pastër dhe i qetë në shpirtin e tij.”
Babai juaj nuk ka bërë kompromise me pushtetin. Çfarë ju ka mësuar?
Kompromisin po. Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat..
Thuhet se ai iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia…
Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij.
Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.