Igli Tare do të largohet në fundin e këtij edicioni nga Lazio, klub ku mban postin e drejtorit sportiv prej vitit 2008. Tare është një nga drejtorët më të suksesshëm në Itali dhe jo vetëm.
E ardhmja e drejtorit shqiptar është përfolur në shumë skuadra të mëdha të Europës, ku janë lakuar emra nga Bundesliga dhe Serie A.
Por, SuperSport mëson ekskluzivisht të ardhmen e Igli Tares, që do do të jetë në Shqipëri.
Pas 32 vitesh do të rikthehet në Tiranë, për t’u shkëputur përkohësisht nga futbolli. 49-vjeçari do të kalojë disa kohë pushime në jugun e Shqipërisë.
Më pas do të vendoset në kryeqytet ku do të angazhohet me bizneset e tij personale.
Tare ka qenë një nga emrat më rëndësishëm të futbollit italian në vitet e fundit duke realizuar disa nga transferimet më të bujshme në Serie A.