Sport As Bundesliga dhe as Serie A, e ardhmja e Igli Tares do...

As Bundesliga dhe as Serie A, e ardhmja e Igli Tares do të jetë në Tiranë

Igli Tare do të largohet në fundin e këtij edicioni nga Lazio, klub ku mban postin e drejtorit sportiv prej vitit 2008. Tare është një nga drejtorët më të suksesshëm në Itali dhe jo vetëm.

E ardhmja e drejtorit shqiptar është përfolur në shumë skuadra të mëdha të Europës, ku janë lakuar emra nga Bundesliga dhe Serie A.

Por, SuperSport mëson ekskluzivisht të ardhmen e Igli Tares, që do do të jetë në Shqipëri.

Pas 32 vitesh do të rikthehet në Tiranë, për t’u shkëputur përkohësisht nga futbolli. 49-vjeçari do të kalojë disa kohë pushime në jugun e Shqipërisë.

Më pas do të vendoset në kryeqytet ku do të angazhohet me bizneset e tij personale.

Tare ka qenë një nga emrat më rëndësishëm të futbollit italian në vitet e fundit duke realizuar disa nga transferimet më të bujshme në Serie A.