Aktualitet Asgjësohen 11 mijë bimë kanabis, operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe...

Asgjësohen 11 mijë bimë kanabis, operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe malazeze

Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze është finalizuar me asgjësimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, dy policitë thanë se bimët u gjetën të kultivuara në 3 parcela.

pranga ra një 28-vjeçar shqiptar, ndërsa u sekuestruan dhe 2 armë zjarri.

“Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi”.

Gjatë operacionit u bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 3 parcela, si dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit M. G., 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje”, thanë zyrtarët e policive.

Që nga muaji janar i vitit 2024 deri sot policia e Shkodrës thotë se ka asgjësuar 249 834 bimë dhe fidanë kanabis.