Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, njoftoi sot se ashensorët të cilët pas verifikimeve të realizuara nga ekspertë të instaluesve në Tiranë janë konstatuar të sigurt dhe pa probleme inxhinierike, mund të vendosen në punë.
ISHMT nënvizon se ky njoftim iu referohet instalimeve në zonat e prekura në Tiranë dhe qytetet e tjera duke përjashtuar Durrësin, Thumanën dhe zonat e tjera në epiqendër të tërmetit, ku instalimet sipas vlerësimeve të deritanishme kanë pësuar dëmtime serioze dhe duhet të kalojnë një vlerësim të detajuar dhe të specializuar.
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut gjithsesi apelon për kujdes, pasi duke qenë se jemi në moment të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë, deri sa të realizohet sërish ky proces.