Në internet qarkullojnë mijëra fotografi te vajzave të klanit Kardashian-Jenner, megjithatë mes tyre ka dhe disa shkrepje që ato do të dëshironin “t’i zhduknin” sa më parë.
Kështu stafi i familjes po punon me kohë të plotë për të hequr nga qarkullimi një fotome bikini të Khloe Kardashian, krejtësisht të paedituar dhe pa filtra.
Tracy Romulus, shefe e marketingut të kompanisë së familjes thotë se imazhi është i bukur, por u postua pa leje nga një asistent i rjeteve sociale.
“Është brenda të drejtës së pronarit që të dëshirojë që ai imazh të mos publikohet”, thekson Romulus.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që anëtarët e kësaj familje kanë të njëjtën kërkese, por në internet asgjë nuk humbet.