Juventusi jo më kot është shpallur 6 herë radhazi kampion i Italisë. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë ndërtuar vit pas viti një ekip pretendent jo vetëm në fushën e lojës, por edhe me lojtarët në stol, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në çdo moment që do të thirreshin në detyrë.
Sivjet, Allegri ka në dispozicion 217 milionë euro “rezerva”.
Bernardeschi dhe Douglas Costa janë blerjet më të kushtueshme të merkatos së bardhezinjve, por sot janë thjesht alternativa të Cuadrados dhe Mandzukiç.
Vetëm Manchester United dhe Reali i Madridit u afrohen bardhezinjve sa i përket vlerës së lojtarëve të pankinës, me të dyja këto skuadra që e tejkalojnë shumën prej 200 mln eurosh “në stol”.