Politika “Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë”, Balla takon Thaçin

“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë”, Balla takon Thaçin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në Kosovë u prit në një takim nga Presidenti, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se zhvilloi një takim vëllazëror me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Ballës, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit.

“Takim shumë vllazëror me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit. Tërësisht mbështes Presidentin Thaçi se “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës”, shkruan Balla.