Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur përpara deputetëve të PD-së, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku po hetohet së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në qeli.
Berisha ka deklaruar se kjo është një çështjen që i takon vetëm atij, duk kërkuar që asnjë të mos përfshihet.
Ish-kryeministri është shprehur se dosja ka shumë falsifikime dhe se do ta çmontojë me prova e fakte.
“Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion.
Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje te me takoje vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin”, ka deklaruar Berisha.
Sa i përket përplasjes fizikes të seancës së 30 tetorit, Berisha theksoi se deputeti demokrat Bledjon Nallbati nuk e ka goditur ligjvënësin socialist Vullnet Sinaj.
Ai është shprehur se nuk mund te këtë seanca normale parlamentare, duke shtuar se “s’mund të pranojmë të poshtërohemi”.
“Dua tw sqaroj këtu se deputeti Bledjon Nallbati nuk e ka goditur deputetin Vullnet Sinaj. Kjo është e vërteta. Nuk mund te këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi”, tha Berisha.