Kristjan Asllani debutoi sonte si titullar në Champions League, në ndeshjen që Interi humbi 2-0 në transfertë ndaj Bayern Munchen.
Mesfushori shqiptar luajti 90 minuta të plota në “Allianz Arena”, në një ndeshje pa shumë histori, që u zgjidh nga golat e Pavard (32’) dhe Choupo-Moting (72’).
Kështu, bavarezët e mbyllin grupin në vendin e parë, me pikë të plota, ndërsa Interi në vendin e dytë, me 10 pikë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona fitoi 4-2 ndaj Viktoria Plzen.
Ndërkohë, në grupin D ekipet e kualifikuara për më tej janë Tottenham dhe Eintracht Frankfurt, pas fitoreve përkatëse 2-1 respektivisht ndaj Marseille dhe Sporting.
Në supersfidën e grupit A, Liverpool mposhti 2-0 Napolin, me golat e Salah dhe Darwin Nunez në fundin e ndeshjes. Edhe pse me pikë të barabarta (15), Napoli kalon si e para e grupit për shkak të golaverazhit, ndërsa Liverpool do të kënaqet me vendin e dytë.