Interi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra milaneze mposhti me rezultat minimal Atalantën në “San Siro” falë golit të shënuar nga Darmian në pjesën e dytë, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe që u zgjidh nga vetëm një episod.
Në këtë takim u aktivizuan edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani. Mbrojtësi luajti të gjithë takimin, duke u rikthyer pas një kohe të gjatë në formacion. Ndërkohë, edhe në këtë takim, Asllani nuk ishte në formacionin zikaltër, teksa u aktivizua në minutën e 72-të.
Interi do të përballet në gjysmëfinale me të kualifikuarën e çiftit Juventus–Lazio, që do të luhet të enjten në mbrëmje, në Torino.