Tetë raste të reja me Covid kanë rezultuar pozitive këtë të enjte në Shqipëri.
“Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër”.
Fatmirësisht edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.
Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po trajtohen me trajtim të specializuar 5 pacientë.
Po ashtu janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.