Asnjë humbje jete dhe vetëm 15 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se rastet e reja janë: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.
Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.