Shifrat e pandemisë në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta, ndonëse në krahasim me një ditë më parë, kanë një rënie të lehtë. Në 24 orët e fundit është regjistruar asnjë humbje jete.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 397 qytetarë, në këto bashki: 88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.
Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spital- Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.