Shqipëria vazhdon të ketë një situatë pozitive të pandemisë pasi prej shumë ditësh rastet e reja janë në shifra në minimale.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa edhe rastet e reja janë në shifra minimale.
Nga 2,821 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë dhe nga një rast në Fier, Përmet dhe Bulqizë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.