Kryesore Asnjë i vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Asnjë i vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk ka humbur jetën asnjë person i infektuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 3661 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 22 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 7 në Tiranë, 5 raste në Berat, 3 raste në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i pandemisë.