Senati akademik i universitetit të Korçës ka vendosur pezullimin e dy programeve të studimeve si Filozofi Sociologji dhe Ekonomiks.
Të dyja këto programe nuk kanë pasur asnjë student të regjistruar, ndërkohë që senati ka marrë vendimi për vazhdimësinë e programeve të matematikës, informatikës dhe fizikës, duke qenë si programe strategjike.
Më herët, në Universitetin e Korçës ka qenë i pezulluar për dy vite edhe programi i mësuesisë për arsimin fillor, program i cili duket që këtë vit ka pasur një interesim në rritje.