Për të disatën ditë radhazi nuk shënohet asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa edhe rastet e reja janë në shifra minimale.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid-19, një qytetar në Elbasan.
Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID-19 në vend.
Vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.