Kryesore Asnjë viktimë nga Covid për të dytën ditë radhazi

Asnjë viktimë nga Covid për të dytën ditë radhazi

Për të dytën ditë radhazi në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë viktimë për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këtë të enjte ka zero humbje jete ndërsa janë konfirmuara vetëm 20 raste të reja nga mbi 3 mijë testime.

Rastet e reja me Covid janë në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Devoll, Mirditë, Përrenjas dhe Skrapari. Vazhdon të ulet edhe numri i pacientëve që trajtohen në spital nga koronavirusi.

Në dy spitalet Covid në kryeqytet po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Rastet aktive zbritën në 775 persona që janë të prekur nga virusi.