Nga Meri Shehu
Një fundjavë me ndryshime shpirtërore. Sapo i erdhi fundi fenomeneve të fuqishme të një vere të trazuar nga pikëpamja emocionale. Tashmë asteroid Iris që i bashkëngjitet Diellit në Luan, ngjan si ylberi pas furtunës!
Ky eshte nje mesazh shume i RENDESISHEM NGA UNIVERSI! IRIS NJiHEJ NE MITOLOGJI SI LAJMETAR i Zotave dhe si kryenegjell. Përmban shtatë ngjyrat e Drites dhe eshte simboli femeror i Mërkurit. Cilësohet edhe si drita e ndërgjegjes së pastër. Që nga kjo fundjavë dhe deri ne fund te Gushtit Iris do t’i japë ngjyra jetës!
Dashi mund të bëjë një fillim të ri në jetën personale si edhe ne aftesitë krijuese por per kete duhet t’i japë fund një periudhe lodhese dhe zhgenjyese.
Demi do shpërngulet gradualisht nga zakonet dhe njerëzit që e mbanin peng në nje ambjent të ngushtë familjar apo për interesa të vogla.
Binjakët do mbyllin komunikimin e gjatë dhe lodhës me dikë që e beri lemsh jetën e tyre duke filluar një rruge të re.
Gaforrja do çlirohet nga pengesat ekonomike dhe do vendosë qëllime me te pranueshme apo me personale në jetën e vetë!
Luani perfundon një cikël të gjate bllokimesh apo ngritjeje por ka ardhur momenti që të bëjë diçka të re dhe të largohet nga ideja e mbylljes.
Virgjeresha mund të ketë një bllokim psikologjik apo ligjor dhe kjo mund të kapërcehet nese vendos t’i japë fund njerëzve dhe punëve që e stresojnë.
Peshorja do perjetojë një moment delikat në jetën sociale apo në qëllime e shoqeri derisa lajme te reja te vijnë t’i japin ngjyra jetës.
Akrepi mbyll një cikël në karriere dhe fillon përpjekjet për një jetë të re, më të fuqishme dhe me pervojë. Ne jeten personale kupton se kë duhet të largojë.
Shigjetari do perpiqet të gjejë vendin ideal per t’u ndjerë vetvetja apo energjik dhe kjo vjen pas nje lajmi qe e çliron nga lidhjet me te kaluarën.
Bricjapi perjeton fitimin dhe humbjen e nje ceshtje ekonomike dhe personale. Me rëndësi është të pranojë humbjen dhe te vazhdoj me fitoren.
Ujori i jep fund një marredhenie në çift të lodhshme apo tradhetare dhe mendon se tashmë jeta i jep mundesi per te qene i lirë.
Peshqit mund t’i japin fund në mënyrën më të keqe një pune apo nje marredhenie të rendesishme personale për shkak se kanë qenë te pavendosur dhe manipulues.