Sport Aston Villa ofron 15 mln euro për Ernest Muçin

Aston Villa ofron 15 mln euro për Ernest Muçin

Sulmuesi 23-vjeçar Ernest Muçi po luan sezonin e tij të parë në Turqi me Besiktas.

Në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, lojtari kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e tjera, teksa sipas ‘FANATIK’, në Premier League e dëshirojnë shumë Muçin.

Sipas asaj që shkruan gazeta turke, Aston Villa ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e Muçit në verë. Vendimtare do jetë dëshira e vetë futbollistit, me idenë për të kaluar në kampionatin më të bukur në botë.

Gjithsesi, duhet pranuar se turqit e Besiktas nuk pranojnë të privohen lehtë nga shërbimet e tij.