Statistikë vërtet e veçantë ajo e arritur nga Mauricio Pochettino në stolin e Paris Saint Germain. Trajneri argjentinas i emëruar në krye të ekipit 11 ditë nga finalja e Superkupës së Francës, fitoi të mërkurën në mbrëmje trofeun e parë në karrierën e tij si trajner, pasi PSG mposhti 2-1 Marseille me gola të Icardit dhe Neymar
Pas këtij triumfi, në mediat sociale është shpërndarë shpejt një statistikë e veçantë e argjentinasit. Pochettino qëndroi pesë vite si trajner i Tottenham dhe arriti të bëjë shumë mirë, por nuk mundi të fitojë asnjë trofe në aventurën e tij në Londër.
Atë që nuk e bëri në 5 vite te Tottenham, Pochettino e arriti te PSG për 11 ditë. Te kampionët e Francës do të ketë mundësi të fitojë trofe të tjerë gjatë këtij sezoni pasi PSG është në garë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.