Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.
Policia njofton se një person është gjetur i vrarë me armë brenda makinës.
Viktima është identifikuar si Kristian Marku.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë bërë rrethimin e zonës.
“Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njoftoi policia.