Dy vëllezër mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Ata janë Marjan Doçaj 26 vjeç dhe Hot Doçaj 31 vjeç. Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Besmir Perkola, i cili është shpallur në kërkim.
Dy vëllezërit po udhëtonin me makinën e tyre Audi, kur u plagosën në rrethana ende të paqarta.
Në një njoftim për mediat, Policia e Shkodrës tha se vëllezërit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet policore vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që fshihen pas saj.