Aktualitet Atentat shqiptarit në Itali ndërsa po ecte me biçikletë, zbulohet e shkuara...

Atentat shqiptarit në Itali ndërsa po ecte me biçikletë, zbulohet e shkuara e errët e 40-vjeçarit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj një 40-vjeçari shqiptar që ndodhi në Acerra në komunën e Campanias. Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në një kohë kur shqiptari, i identifikuar si Ilir Kadiu, ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptari është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish. Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar. Kadiu gjithashtu rezulton se në vitin 2011 ka qenë arrestuar policia, me akuzën e shfrytëzimit të vajzave rumune për ushtrim prostitucioni.