Aktualitet Atentatet, gazetari tregon pse fundjava është koha e preferuar e grupeve kriminale...

Atentatet, gazetari tregon pse fundjava është koha e preferuar e grupeve kriminale për të goditur

Ky sezon veror është dominuar nga dy ngjarje të forta kriminale. Dy atentate të rënda u regjistruan vetëm javën e fundit.

Gazetari i kronikës së zezë, Elton Qyno, në një intervistë për me gazetaren Beti Njuma në Tv Ora duke analizuar ngjarjet evidenton disa karakteristika të sjelljes së grupeve kriminale, që nga përzgjedhja e kohës kur do të godasin objektivin dhe deri mbledhja e informacionit për funksionarët e shtetit që do t’i hetojnë më pas.

“Kohët e fundit, të paktën në dy atentatet e ndodhura në këto 5 dit,ë por dhe në atentatet e tjera është vërejtur se grupet kriminale dhe skuadrat kriminale që marrin përsipër të bëjnë vrasje të këtij lloj kalibri zgjedhin kohën për të kapur në kundërkohë punonjësit e policisë dhe punonjësit që merren me investigimin e këtyre ngjarjeve. Që do të thotë ose fundjavë apo ditë e diel kur këta janë me pushime pranë familjeve të tyre ose jashtë orarit zyrtar që është mbrëmja apo mëngjesi kur këta punonjës paraqiten në punë dhe bëjnë ato mbledhjet rutinë çdo mëngjes dhe lënë detyrat.

Nga ana tjetër gjithë kjo shoqërohet me kundërsulm nga grupet kriminale për të vrarë objektivat e tyre. Kam hasur dhe një rast tjetër kur këto grupe kriminale kanë informacion të rëndësishëm sa i përket gatishmërisë së punonjësve që janë në komisariate, në drejtoritë e policive në qarqe dhe prokurori. Të tre institucionet kryesore që merren në mënyrë të menjëhershme me hetimet pas çdo ngjarje që ndodh.

Ata kanë informacion se kush janë dhe në gatishmëri, i kanë të dhënat se kush do ti hetojë ditën kur ata bëjnë dhe ngjarjen. Zgjedhin dhe njerëzit që janë në punë. Pikërisht atë ditë që janë në punë njerëzit e tyre apo ata që nuk kanë atë potencën dhe instinktin për të hetuar në mënyrë më të shpejtë, kryejnë ngjarjen”, tha Elton Qyno.