Personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë është Preng Gjini.
Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen në 12 gusht 2019.
Armando Gjini u vra para Katedrales në Rrëshen, teksa me vete kishte dhe dy fëmijët.
I plagosuri është nxjerrë nga makina dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar. Referuar vendit dhe orës kur ndodhi ngjarja, Artan Hoxha shprehet se shpërthimi duket si një akt terrorist.
“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.
Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe”, tha ai.