Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Valter Bamin. Ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje”, pasi iu gjetën gjurme baruti në duar.
Përmes avokatit Bami ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ka një armë sportive me leje dhe se gjurmët i ka prej saj.
Bami u arrestua pak ditë pas vrasjes së Ramazan Sinës dhe plagosjes së dy fëmijëve të Gentian Bejtjas në Larushk, Krujë. Bami ishte ndër të parët persona që u mor në pyetje pas ngjarjes.
Vetë Bami ka mohuar akuzën dhe thotë se gjurmët e barutit në duar i ka nga qitjet me një armë sportive me leje. Gjithashtu, avokati tha se mbrëmjen e ngjarjes klienti i tij ndodhej në banesë.
Valter Bami ishte ndër të parët persona që u shoqërua dhe mor në pyetje nga policia pas vrasjes së Sinos e plagosjes së dy fëmijëve të Bejtjes.
Ndonëse u la i lirë, dy ditë më vonë ai u prangos për “armëmbajtje pa leje”, pasi policia gjeti mbetje baruti në duart e tij.
Policia informon se gjatë aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit janë konstatuar gjurmë baruti, çka ka shtyrë ekspertët të dyshojnë se ka qëlluar me armë zjarri.
Mbi bazën e kësaj ekspertize Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë lëshoi urdhrin e ndalimit për Valter Bamin për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.