Aktualitet Atentati ndaj Inez Hajrulla, arrestohen 4 persona në Vlorë/ EMRAT

Atentati ndaj Inez Hajrulla, arrestohen 4 persona në Vlorë/ EMRAT

Katër persona janë arrestuar nga Policia të dyshuar për atentatin e dështuar të 6 muajve më parë ndaj Inez Hajrullah, një personazhi të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar.

Autorët e dyshuar janë Daut Elmazin, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.

Policia thotë se arrestimet ishin finalizim i një pune disa mujore hetimore, ndërsa ende po punohet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur Kumbari ose faqedjeguri, i vrarë në Durrës.

Autorët sipas policisë qëlluan nga dy kënde të ndryshme dhe për pasojë të plumbave mbeti i plagosur 63-vjeçari Dajko Cenodemaj, kalimtar i rastësishëm.

Pas atentatit të dështuar, autorët e sulmit ndaj të riut janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa në zonën e Babicës policia ka gjetur një makinë të djegur.

Inez Hajrullah edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

Në vitin 2017, ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

Ndërsa një muaj pas atentatit ai u vu në pranga pasi u dyshua që kishte qëlluar me armë duke iu kundërpërgjigjur atentatorëve.

Por sipas ekspertizës, arma që iu kap të riut ishte e dëmtuar dhe nuk mund të qëllonte.

Atentati në atë kohë u tha se mund të kishte lidhje me hakmarrjet e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës, ndërsa policia në njoftimin e operacionit nuk jep asnjë të dhënë për pistat e hetimit

TË ARRESTUAR PËR ATENTATIN

Daut Elmazi, banues në Vlorë

Albano Goxhaj, banues në Fier

Dejvison Serjani, banues në Tiranë

Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë