Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vjet burg në total 5 të pandehurit për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të 2019-s.
Gjykata ka dënuar me 6 vjet burg Ramazan Rrajën, me 4 vite e 8 muaj burg Bashkim Haxhian, me 5 vite e 4 muaj Genti Nderjakun, 4 vite e 8 muaj Endrit Sinanin dhe 4 vite e 4 muaj Julian Pjetrin.
Ata u dënuan për akuzën e sigurimit të kushteve dhe materialeve për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos, Genci Malokut dhe Arben Mërkurit. Ky i fundit u vra në maj 2022.
Episodet, sipas SPAK, kanë ndodhur para dhe pas ngjarjes së 1 nëntorit 2019, ku u plagos Ndoj dhe Laho e humbi jetën shoferi Andi Maloku.
5 të pandehurit sipas prokurorisë kanë bërë ndjekjen dhe vëzhgimin e Ndojës dhe Rrumit dhe po ashtu kanë gjetur automjete dhe armët për të kryer vrasjen.
Ramazan Rraja u dënua edhe për vendosjen e eksplozivit tek hotel Viktoria në Tiranë në Maj të 2020 dhe për një pistoletë pa leje që iu gjet në momentin e arrestimit.
Procesi ndaj 5 të pandehurve u bë me gjykim të shkurtuar dhe ata përfituan uljen e dënimin me 1/3. Dënimi nga gjykata është ulur nga 6 muaj deri në 1 vit burg, nga kërkesa që kishte bërë Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kishte kërkuar në total 28 vjet burg për të pandehurit.