Politika Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkruan se është i tronditur nga i tmerrshëm i sulmit ndaj homologut sllovak. Kreu i qeverisë i uron shërim të shpejtë kryeministrit Fico.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, shkruan Rama.