Bota Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në gjendje kritike për jetën

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në gjendje kritike për jetën

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Fico ndodhet në spital pasi u qëllua disa herë në një atentat në qendër të qytetit Handlova.

Sipas një përditësimi në rrjetin e tij social “Facebook”, bëhet me dije se Fico është në gjendje kritike për jetën, ndërsa thuhet se orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij.

“Kryeministrit Robert Fico iu bë atentat sot. Ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të domosdoshmërisë së një procedure akute. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij”, thuhet në reagimin në rrjetet sociale.

Mediat thonë se krimi ka ndodhur pasi kryeministri sllovak po largohej nga një mbledhje e qeverisë në qytetin Handlova.

Raportet lokale thonë se ai u godit në stomak, krah dhe këmbë. Ndërsa sulmuesi u neutralizua dhe arrestua menjëherë.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar 3-4 të shtëna.