Mediat greke kanë zbardhur të shkuarën e shqiptarit që mbeti i plagosur me armë në sheshin Omonia të Athinës.
I plagosuri Florian Bajraktari ka qenë i dënuar për vrasje nga pakujdesia, ngjarje e ndodhur në vitin 2000.
Për këtë krim ai u lirua me kusht në vitin 2018.
Sipas dinamikës së deritanishme të ngjarjes, shqiptari ka qenë i ulur në një lokal kur persona të panjohur ju afruan dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur.
Siç raportohet, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut.
Në vendngjarje policia greke gjeti 7 gëzhoja.
Ndërkohë, nuk ka informacion rreth identitetit të autorëve, të cilët u larguan në drejtim të paditur.