Ekzekutimi i Emiljano Ramazani pasditen e 20 korrikut ka ndodhur në momentin kur 39-vjeçari ka dalë nga palestra.
Burimet bëjnë me dije se autorët kanë mbajtur në survejim viktimën dhe kanë qenë në dijeni të palestrës në lagjen “Beqir Dardha” që e frekuentonte.
Autorët kanë qenë në një makinë “Volkswagen” dhe kamerat e sigurisë nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” kanë fokusuar makinën që ka bërë disa herë xhiro përreth zonës ku ndodhi atentati.
Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve para atentatit dhe pas kryerjes së tij.