Ky është Nikolin Marku (Lekstakaj), 42-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash ditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldren të Lezhës ku 42-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga ambientet e një marketi të vogël ku bleu një pije freskuese.
Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë.
Përpos gjithë historisë së gjatë mes këtyre dy fiseve, një detaj që duket se shton dyshimet se vrasja e Nikolin Lekstakajt ishte e planifikuar dhe në shenjë hakmarrje për vrasjen e Ardian Nikulajt, është edhe data 19 (Korrik). Kujtojmë se biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 Prill.
Nikolin Lekstakaj e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, ndërsa njihej edhe me nofkën “Toli”. Ai ishte banor i fshatit Balldre dhe jetonte rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.
Dy autorët e maskuar kishin organizuar një atentat të mirëfilltë mafioz dhe e kishin vëzhguar viktimën hap pas hapi, edhe pse lëvizjet e këtij të fundit ishin të rralla në Lezhë.
Viktima u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje. Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer edhe xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, që ndodhet po në territorin e fshatit Balldre.
Nikolini mbetu i vdekur në vend. Autorëve, të cilëve dyshohet se kanë qenë të paktën dy, u janë dashur vetëm pak sekonda për të kryer vrasjen dhe më pas të ikin pa lënë gjurmë. Dyshimet e para të policisë janë për një hakmarrje të mundshme, të konfirmuara edhe nga kryepolici i Lezhës, Alfred Elezi, pak minuta pas ngjarjes së rëndë.