Një dëshmitar okular i vrasjes së ish efektivit mbrëmjen e 27 gushtit ka treguar për RTV Ora të gjithë skenën si ka ndodhur atentati.
26-vjeçari Santiago Malko ka qenë duke dalë nga lavazhi kur është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë tip bez i bardhë. Brenda në makinë dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar të cilët kanë qëlluar drejt BMV X 5.
Pas të shtënave Santiago ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e kompanisë “Aleat” përballë lavazhit ku ka qenë 26 vjeçari.
“Kjo dëshmi është konfirmuar dhe nga policia. Kemi të bëjmë me një vrasje të tipit mafioz dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë” raportoi sot në mëngjes nga vendi ku ndodhi krimi, gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi./Ora News